Rozë

Ndarja nga Tyga, Kylie Jenner: Gjithçka në paqe

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 22 August 2017

Ikona i modes Kylie Jenner ka folur për herë të parë për ndarjen e saj me reperin Tyga. Ajo dhe 26-vjeçari i dhanë fund lidhjes së tyre 3-vjeçare në prill të këtij viti gjatë festivalit të “Coachella”.

Kylie ka folur mbi këtë vendim në serialin e saj më të ri të quajtur “Jeta e Kylie”.

20-vjeçarja ka treguar se vendimi i ndarjes ishte paqësor dhe mes saj dhe Tyga nuk ndodhi asnjë sherr sikurse u përfol në media. Më e vogla e familjes Jenner është shprehur se ndjehet shumë e re për të pasur një lidhje serioze e cila mund t’i rrëmbente vitet më të bukura të rinisë së saj.

-Advertisement-

Blogerja gjithashtu ka shtuar se pas ndarjes ka qëndruar 2 ditë e izoluar në dhomën e saj pasi e kishte shumë të vështirë të përballej me komentent negative që shpërthyen online pas ndarjes me Tyga. Sipas Kylie-t, negativiteti që merr në internet është i papërballueshëm, i padrejtë dhe diçka të cilën ajo nuk mund ta ndryshojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera