Lajme

Zyrtari i territorit amerikan në Paqësor thotë se ishulli është i qetë përkundër kërcënimit nga Koreja Veriore

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 21 August 2017

Zëvendës-guvernatori i Guam, territorit amerikan në paqësor, e ka siguruar sot Japoninë se ishulli është i qetë përkundër tensioneve të rritura mes SHBA-së dhe Kresë Veriore, si dhe kërcënimeve të kësaj të fundit për ta sulmuar Guamin.

Zëvendës-guvernatori, Ray Tenorio, ka thënë në një konferencë për media se Guam mbetet në gjendje normale, transmeton Express.

Japonia është një burim i madh i turistëve për ishullin e paqësorit, me një marrëdhënie të turizmit që ka zgjatur për më shumë se 50 vjet.

-Advertisement-

Tenorio ka theksuar se Shtëpia e Bardhë i ka thënë guvernatorit të Guam, Eddie Calvo se SHBA-ja është duke e vështruar nga afër Korenë Veriore dhe se banorët e Guam nuk kanë pse të brengosen. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera