Lajme

Trajonvski: Kam punuar edhe për shqiptarët (Video)

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 21 August 2017

Thuajse në çdo llogaridhënie të tij, kryetari i Shkupit Koce Trajanovski është lavdëruar për zgjerimin e bulevardit “Hristijan Todorvski Karposh”, “Sllovenija” ose ndryshe e njohur si rruga e plastikave dhe bulevardin “Brigada e Dytë Maqedonase”, në komunë të Butelit dhe asaj të Çairit, raporton Alsat M.

Sipas Trajanovskit, të gjitha punimet ndërtimore të zhvilluara deri më sot për zgjerimin e bulevardit “Hristijan Tododrovski Karposh” janë një arritur e madhe e qytetit, por duke harruar së punimet në teren po zhvillohen për vite të tëra dhe assesi të arrijnë në fund. Trajanovski arsyetohet se janë paraqitur probleme të pronësore juridike.

Bëhet fjalë për vendbanim të dendur që kanë shumë çështje të pazgjidhura pronësore juridike, kështu që realizimi i këtij projekti është i vështirë. Ne tentuam disa herë, bëmë disa projekte trafiku të cilat duhet të tregojnë deri ku mund të vazhdojë kjo rrugë dhe vlerësojë se pasojat do të ishin të mëdha randaj edhe u ndalëm këtu. Pas shumë bisedimeve, ju e dini se kur duhet të rrënojmë ndonjë objekt bisedimet janë të gjata, arritëm të merremi vesh, shtëpia është rrënuar, mbetet objekti që është ngjitur me shtëpinë- deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit.

-Advertisement-

Ndërkohë, Trajanovski që në vitin 2013 kishte paralajmëruar rikonstruimin e bulevardit “Brigada e Dytë Maqedonase” në kufi të komunës së Çairit dhe asaj të Butelit, por deri më sot në këtë rrugë janë bërë vetëm arnime. Edhe kësaj radhe Trajanovski gjeti arsye për mos realizimin e premtimeve.

Unë dua t’ju përkujtoj se kemi filluar atje të punojmë, janë duke u hequr të gjitha trotuaret. Shumë shpejt do të fillojë gërryerja e asfaltit dhe asfaltimin i asaj rruge, pastaj do të vazhdojmë me pjesën nga “ Kemal Sejfulla” deri te “Vllado Tërpkovski” ose unaza që gjendet aty. Kështu që ju përkujtoj se paralelisht me këto punime do të ripërtërihet pjesa gjelbërues në afërsi të bulevardit. Gjithashtu do të rikonstruohen edhe patokat për këmbësorë dhe biçikleta. Atje ku ka mundësi do të jene patoka të ndara, atu ku nuk ka mundësi do të jenë të kombinuara ose vetëm patekë për këmbsorë- shtoi Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit.

Ndërkohë për rrugën e plastikave ose bulevardin “Sllovenija” Trajanovski tha se po përgatitet projekt i ri për zgjerimin e të njëjtit. Siç tha ai, projekti i parë ka dështuar për shkak se është dashur të rrënohen shumë objekte të cilat tashmë kanë hyrë në proces të legalizimit.

Trajanovski këto arsyetime i përsëriti gjatë llogaridhënies së tij për katër vitet e fundit e të mandatit të tij të dytë si kryetar si i pari i Shkupit. Ai me këtë rast tha se gjatë këtyre katër viteve janë realizuar shumë projekte infrastrukturore. I pyetur nëse sërish do të kërkoj edhe një mandat në këtë post, ai u përgjigj se kjo do të bëhet e ditur më 20 shtator. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera