Lajme

Luftë e ashpër për kryetar të Prizrenit nga PDK

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 21 August 2017

Dy emrat e mundshëm Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka caktuar kandidatin e saj për kryetar të Prizrenit.

Gazeta Blic ka marrë vesh se dy janë kandidatët më serioz për këtë garë. “Ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu e menaxheri i ATK-së ne Regjionin e Prizrenit, Shaqir Totaj, janë emrat e mundshëm për tu kandiduar per kryetar të Prizrenit”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, ambicie për t’i hyrë garës kanë shfaqur edhe Nait Hasani, ish deputet i PDK-së dhe disa zyrtarë tjerë të kësaj partie.

-Advertisement-

Ndërkohë në këto momente është duke u zhvilluar një takim i strukturave të PDK-së në Prizren. “Dega e PDK-së në Prizren, Has e Zhur është duke e mbajtur mbledhjen e përbashkët ku do t’i propozohen Kryesisë Qendrore emrin e mundshëm për kryetar të Prizrenit”.

Mbledhja e Kryesive të Degëve së PDK së, Prizren, Has dhe Zhur.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera