Sport

Kjo ndodhi për herë të parë në Serie A pas 32 vjetëve (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 21 August 2017

Pas 32 vjetëve, kanë triumfuar të gjithë favoritët (pesë ekipet kryesore) në xhiron e parë në Serie A.

Juventus, Milan, Inter, Roma dhe Napoli e ka në nisur sezonin në mënyrën më të mirë, me fitore dhe tri pikë të grumbulluara, shkruan Gazeta Express.

Juventus e ka mposhtur 3:0 Cagliarin në shtëpi, me të njëjtin rezultat triumfuan edhe ekipet e Milanos, Interi dhe Milani, duke mposhtur Fiorentinën, respektivisht Crotonen.

Roma gjithashtu e nisi sezonin me fitore, duke e mbajtur portën e paprekur si rivalët, pasi e mposhti 1:0 Atalantan. Fitore në xhiron e parë arriti edhe Napoli, që në udhëtim mposhti 1:3 Hellas Veronan.

-Advertisement-

Hera e fundit kur këto pesë ekipe kishin shënuar fitore që të gjitha në xhiron e parë, është edicioni i largët 1985/86, 32 vjet më parë.

Këto janë disa sinjale se Serie A do të jetë më e fortë se kurrë më parë, kjo edhe për shkak të përforcimeve të shumta, sidomos blerjeve të Milanit. /Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera