Sport

Pronari i Shkëndijës ka një premtim për ndeshjen e kthimit kundër Milanit

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 18 August 2017
Lazim Destani bëri thirrje që mbështetësit të kenë besim tek Shkëndija pasi do të ketë ndeshje të tjera.
Mbrëmë në San Siro skuadra shqiptare Shkëndija u ndesh me skuadrën italiane Milan, ku pësoinjë humbje të thellë 6:0.

Pas humbjes së thellë, ka folur për mediat Lazim Destanit, i cili jo vetëm që ka pranuar rezultatin e thellë por me tone pozitive bëri thirrje që mbështetësit të kenë besim tek Shkëndija pasi do të ketë ndeshje të tjera.

“Me një humbje nuk dorëzohemi ne. Ne fituam kur na ra shorti, pas 3 fitoreve të kishim Milanin kundërshtar dhe loja në solli sot në San Siro.

Ju jeni ata të cilët shumë shqiptarë i bashkuat, në stadiumin e San Siros u fol shqip e ballistët hapën flamurin gjigand, gjë që ishte kënaqësi e madhe për të gjithë shqiptarët.

-Advertisement-

Ndaj nuk duhet që me një humbje të dëshpërohemi”- tha në një konferencë për shtyp Destani.

Ndeshja e kthimt do të zhvillohet pas një jave në stadiumin e Shkëndijës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera