Sport

Trajneri i Shkëndijës bën një premtim për ndeshjen e kthimit ndaj Milanit

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 18 August 2017

Qatip Osmani e ka pranuar se skuadra e tij nuk ka luajtur mirë ndaj Milanit, sidomos në fazën mbrojtëse.

Shkëndija është mposhtur 6:0 në ndeshjen e parë nga Milani në kualifikimet për Europa League dhe sipas trajnerit Qatip Osmani fajtorë për këtë ishte faza mbrojtëse.

Por, ai premton se në ndeshjen e kthimit në Maqedoni, skuadra do të ketë prezantim shumë më të mirë.

-Advertisement-

“Sot nuk ishim në nivelin e duhur, veçanërisht në mbrojtje, ku bënim gabime që një ekip si Milani din t’i dënojë”, tha Osmani gjatë konferencës për media.

“Ne po përgatitemi për ndeshjen e kthimit, ku shpresojmë se do të prezantohemi shumë më mirë, do të bëjmë një lojë më të bukur”, tha në fund ai.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera