Lajme

“Furgoni nuk u ngadalësua aspak”: Dëshmitarët okularë rrëfejnë tmerrin e sulmit në Barcelonë (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 18 August 2017

Dëshmitarët kanë treguar për terrorin dhe kaosin që ka kapluar Barcelonën qendrore pasi një furgon u fut në një trotuar ku gjendeshin dhjetëra kalimtarë dhe dy burra të armatosur hynë në një restorant.

Të paktën 13 persona besohet të jenë vrarë dhe 32 të tjerë të plagosur – dhjetë seriozisht – në incidentin në rajonin e Las Ramblas.

Një video tronditëse që qarkullonte në mediat sociale tregoi së paku 19 njerëz të lënduar në trotuar, shumë prej të cilëve duket se po derdhnin shumë gjak.

-Advertisement-

Tom Gueller, i cili jeton në një rrugë të afërt, tha se furgoni nuk u ngadalësua pasi që përshkoi zonën turistike të mbushur plot.

Ai tha: “Po shkonte drejt mesit të turmave në mes të Ramblas”.

Ai ishte detyruar të largohej nga vendi i ngjarjes kur pa furgonin që po hynte nëpër turma.

“Dëgjova britmat dhe një përplasje. Pash që turma u nda dhe furgoni u zhduk. Menjëherë e kuptova se ishte një sulm terrorist apo diçka e tillë”.

Dëshmitar i ngjarjes ka qenë edhe Will Ako, nga Londra, i cili po hante në restorantin Taller De Tapas me familjen e tij kur ndodhi kaosi.

Ako, 26, ka thënë: “Sapo kishim mbaruar së ngrëni dhe ishim gati të largoheshim kur dëgjuam zhurma nga jashtë si dhe klientët që po iknin nga restoranti.

Incidenti ndodhi në kulmin e sezonit turistik në Barcelonë, që është një nga destinacionet më të mira të Evropës me të paktën 11 milionë vizitorë në vit.

Video Player

00:00
01:03
Video Player

00:00
00:18
Video Player

00:00
00:24
Video Player

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera