Lajme

Mustafa priti Presidentin e UEFA-së, Aleksander Ceferin

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 17 August 2017
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim presidentin e UEFA-së, Aleksander Ceferin, i cili po viziton Kosovën.
Të pranishëm në takim ishin edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, zyrtarë të tjerë të UEFA-s dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kryeministri Mustafa e falënderoi presidentin e UEFA-s për përkrahjen gjatë anëtarësimit por edhe mbështetjen e madhe që UEFA po vazhdon të jap për Kosovën.

Po ashtu, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë për përkrahjen e futbollit, konkretisht për vazhdimin e trajtimit me prioritet të investimeve në infrastrukturën sportive, në infrastrukturën ligjore, fuqizimin e sportit dhe përkrahjen e drejtpërdrejtë për futbollin e Kosovës.

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin, shprehu përkrahjen e mëtejshme të UEFA-s për futbollin e Kosovës edhe në të ardhmen.

-Advertisement-

Presidenti Ceferin vlerësoi, po ashtu, punën që institucionet e Kosovës po bëjnë në rregullimin e infrastrukturës sportive dhe në përkrahjen e futbollit duke premtuar mbështetje konkrete të UEFA-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera