Lajme

Për shtatë muaj në rajonin e Prishtinës, 4.438 aksidente trafiku dhe 19 të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 17 August 2017

Policia e Kosovës njoftoi se vetëm në shtatë mujorin e parë të këtij viti,  në rajonin e Prishtinës janë raportuar 4.438 aksidente trafiku.

Në njoftim bëhet e ditur se prej tyre 4.438 aksidenteve në rajonin e Prishtinës, 16 prej tyre kanë qenë me pasoja fatale – 19 persona të vdekur, 1.377 aksidente trafiku me të lënduar – 2781 persona të lënduar, si dhe 3.045 aksidente trafiku me dëme materiale.

“Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale  dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera