Befason me dëshminë, pengu që e nxori Policia nga bagazhi: Jo, nuk isha rrëmbyer
Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 16 August 2017
Një borxh i pakthyer prej 4 000 mijë eurosh është bërë shkak për një pengmarrje në Velipojë, ku huadhënësi dhe huamarrësi kishin lënë takim për shlyerjen e detyrimit financiar. Por, pas debateve situata është përshkallëzuar. Policia e Shkodrës bën të ditur se autori i akuzuar për pengmarrje quhet Dodë Gjikolaj, ndërsa personi i marrë peng është Pjetër Narkaj.
38-vjeçari Gjikolaj, pasi nuk ka marrë atë që priste në takimin e lënë mbrëmjen e së hënës në Velipojë, shumën e parave prej 4 mijë eurosh, ka detyruar Narkajn duke i vënë pistoletën në kokë që të hyjë me forcë në makinën e tij, një makinë tip “Smart”, me targë Aa 681 BF. Më pas, ata kanë udhëtuar nga Velipoja drejt një banese në periferi të Shkodrës.
Kanë qenë familjarët e Pjetër Narkajt të cilët i kanë telefonuar policisë, pasi ai nuk u përgjigjej në telefon. Të vetëdijshëm për borxhin që i kishte 38vjeçarit, ata kanë kërkuar ndihmën e policisë për të shmangur ndonjë ngjarje të rëndë.
Pas njoftimit, policia është vënë në ndjekje të tyre dhe pas disa orësh, ka arritur që të ndalojë dy personat në fjalë në një banesë në periferi të qytetit të Shkodrës, ku ata kanë qëndruar për disa orë. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar, pasi 31 vjeçari Narkaj nuk i ka kthyer borxhin.
I arrestuari i akuzuar për pengmarrje, Dodë Gjikolaj, nuk e ka pranuar një fakt të tillë gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Para efektivëve, 38-vjeçari u shpreh se ishin takuar për t’u marrë vesh për shlyerjen e borxhit. Këtij versioni i ka qëndruar edhe 31-vjeçari Pjetër Narkaj, i cili para policisë ka mohuar të jetë marrë peng për shkak të borxhit të pashlyer.
Pavarësisht këtyre deklarimeve, 38-vjeçari Dodë Gjikolaj, lindur në Kurbnesh, Mirditë dhe banues në Velipojë, do të akuzohet për pengmarrje, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./panorama
Të tjera
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...
-
Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet...
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se b...
-
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podu...
-
U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok
Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me...
-
“Ajo ka përgjegjësi direkte” – Befason deputeti i AAK-së, e kritikon Presidenten Vjosa Osmani për fjalimin kundër Albin Kurtit në Kuvend
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për...
-
Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjes...
-
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megji...
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...