Lajme

A është kjo foto dëshmi që Glauk Konjufca ishte pjesë e AAK-së (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 15 August 2017

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, kohë pas kohe dinë të jetë shumë i ashpër me kolegët e partive tjera. Këtë diskurs të ashpërsisë, Konjufca së fundmi është duke e përdorur në drejtim të AAK-së së Ramush Haradinajnt.

Megjithatë, Konjufca për AAK-në dhe njerëzit e saj mund të thotë edhe fjalë të mirë, pasi që ishte pjesë e kësaj partie në fillet e tij politike.

Lajmi.net ka siguruar një fotografi të vitit 2002/2003 kur Glauk Konjufca ishte pjesë e AAK-së.

-Advertisement-

Ai në këtë fotografi shihet me edhe me katër zyrtarë tjerë të AAK-së.

Lajmi.net ka arritur të identifikojë dy zyrtarë nga kjo fotografi. Bëhet fjalë për Ilir Foniqin, ish truproje e Ramush Haradinajt dhe ish këshilltaren Shefqete Gosalci (e para nga e majta në të djathtë).

Se Glauk Konjufca ishte në AAK e ka thënë edhe deputetja Time Kadrijaj.

“Po e shoh Glaukun se qenka i gatshëm me bo kompromise për kryeparlamentarin, por jo për ekzekutivin. Pash besën Glauk qa je ka fol? Po babën e ke pas deri para pak kohe duke punu në Kuvend me propozim të AAK-së”, ka thënë ajo, duke shtuar se “Ty të kemi pas djalë të përkëdhelur të ARK-së (forumi rinor i AAK-së)”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera