Sport

Zbulohen prapaskenat e yllit të Milanit me menaxherin

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 15 August 2017

Tani situata paraqitet e qetë për Xhanluxhi Donarumën, por rreth një muaj më parë ishte lojtari më i përfolur në merkato: prishja me Milanin, rinovimi i vonuar dhe në fund firma që rregulloi gjithçka.

Real Madridi ka qenë në krye të listës për ta marrë portierin dhe ka komunikuar për ditë me radhë me menaxherin Mino Raiola, më pas ka ndërhyrë Al Khelaifi, i cili donte ta merrte me çdo kusht portierin 19-vjeçar në Paris.

OFERTA – Limuzina, vila për të dhe për familjen në qendër të Parisit, por jo vetëm kaq. Parisienët kanë vënë në tavolinën e bisedimeve plot 13 milionë euro në sezon, një shumë që përkon me dyfishin e rrogës që arkëton aktualisht Xhixho te Milani. Përveç pagës, portierit i garantoheshin një seri bonusesh për vete dhe stafin e tij.

-Advertisement-

PSG ishte gati të bënte gjithçka, por ka qenë vetë numri 99 kuqezi që ka frenuar. “Dua të luaj akoma me fanellën e Milanit”, ka qenë mesazhi i qartë nga portieri për menaxherin e tij Raiola, i cili e gëlltiti kërkesën e djaloshit, por solli një ftohje mes tyre.

Për këtë sezon, “Djalli” nuk ka konkurrencë, por klauzola e përfshirë në kontratën e Xhixhos (50 milionë euro, nëse kuqezinjtë nuk kualifikohen në Ligën e Kampioneve dhe 100 nëse kualifikohen) u jep mundësi francezëve që të tentojnë rishtazi portierin në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera