Lifestyle

“Larg sysh – larg zemrës” – e vërtetë apo mit?

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 14 August 2017

Lidhjet nga largësia vijnë me një sërë problemesh dhe vërtet nuk është lehtë dhe e thjeshtë të mbahen. Pamundësia e ndarjes së çasteve të përbashkëta mund të sjellë në atë gjendje që të bëheni të pikëlluar dhe t’ju shkaktojë depresion. Mirëpo, megjithatë, ekziston “një dritë në fund të tunelit”.

Si ta mposhtni paragjykimin “larg sysh – larg zemrës” dhe të tregoni që dashuria e vërtetë dhe e sinqertë megjithatë gjithmonë triumfon?

Bisedoni me partnerin

-Advertisement-

Bisedoni sinqerisht me partnerin tuaj për ardhmërinë, madje edhe nëse jeni të sigurt që gjërat tani janë në rregull dhe nëse jeni mësuar me mënyrën e këtillë të jetesës.

Komunikoni rregullisht

Tani jetojmë në kohën kur teknologjia është shumë e avancuar dhe ekzistojnë mënyra të shumta komunikimi, transmeton Telegrafi.

Zgjidhni njërën (apo edhe disa) dhe në mënyrën sa më të mirë shkurtoni kohën deri te takimi i ardhshëm me personin e dashur.

Bëni përpjekje

Përpiquni që të takoheni sa më shpesh që të jetë e mundshme. Deri sa jeni larg njëri-tjetrit, përpiquni që të bashkëpunoni në disa gjëra. Për shembull, shikoni njëkohësisht të njëjtin film dhe nëpërmjet skype-it apo mënyrave të tjera komentoni ngjarjet që zhvillohen në film, aktorët që i adhuroni, etj., qeshni apo pikëllohuni bashkërisht.

Bëni surprizë me ndonjë letër apo dhuratë të cilën postieri do t’ia dërgojë deri në derën e banesës së tij.

Jetoni jetët tuaja

Jetët tuaja mos ia fshihni njëri-tjetrit: kohë pas kohe tregoni ku keni qenë, çka keni punuar dhe kë keni takuar.

Në këtë mënyrë, edhe pse fizikisht jeni të ndarë, do të keni ndjenjën që jenë pjesë e jetës së partnerit,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera