Lajme

Zbulohet arsyeja. Ja pse erdhën senatorët amerikanë në Tiranë…

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 13 August 2017

Media prestigjoze “Huffington Post” ka shkruar një artikull në lidhje me vizitën e katër senatorëve amerikanë në vendin tonë.

Kjo medie nënvizon se udhëheqësi politik i opozitës iraniane ka takuar senatorët e SHBA-ve në Tiranë. Ndërsa gushti është një muaj paksa pasiv në politikë, duket se nuk është kështu për zhvillimet politike në Iran. Një delegacion i lartë i Shteteve të Bashkuara ka udhëtuar për në Tiranë, sot më 12 gusht për të takuar liderin e opozitës së Iranit Maryam Maravi, i cili kryeson Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit. Delegacioni, përbërë nga ana e  senatorëve  Roy Blunt, John Cornyn, Thom Tillis kanë vizituar në kryeqytetin shqiptar anëtarët e Organizatës Popullore të Iranit (MEK). MEK është koalicion politik që bën thirrje për ndryshimin e regjimit në Iran dhe konsiderohet kërcënim kryesor ndaj mullahëve të Teheranit.

Vizita e zyrtarëve të lartë amerikanë në Tiranë vjen në një moment kur SHBA ka sanksionuar Iranin, për shkak se ky shtet konsiderohet se mbështet terrorizmin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera