Lajme

Rritet numri i pacientëve me viroza

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 13 August 2017

Rritet numri i pacientëve që ankohen nga vjellja, dhimbje barku, diarea. Mjekët këshillojnë që qytetarët të jenë të kujdesshëm me ushqimet që konsumojnë gjatë këtyre ditëve me temperatura shumë të larta, por duhet të kemi kujdes edhe në mënyrën se si përgatiten dhe ku mbahen ato ushqime, sepse në temperatura mbi 40 gradë celsius ushqimi prishet shumë lehtë. Duhet t’i kushtohet shumë vëmendje edhe higjienës personale, sepse mos mbajtja e higjienës në nivel mund të jetë inicues i ndonjë infeksioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kujdes duhet të kmei veçanërisht gjatë këtyre 3-4 ditëve në vijim, kur pritet të ketë lëvizje të temperaturave, gjegjësisht do të ketë rënie të temperaturës. Në veçanti duhet të kenë kujdes të sëmurët kronik, me sëmundje kardio-vaskulare dhe respiratore

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera