U digjet shtëpia, çifti i të moshuarve 10 ditë në qiell të hapur
Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 13 August 2017
Prej 10 ditësh, Tahir dhe Laje Kuçi, 88 dhe 77 vjeç, jetojnë në qiell të hapur. Çiftit të të moshuarve në fshatin Rrashkullaj të njësisë Gruemirë në Malësinë e Madhe u është djegur shtëpia pas një zjarri të rënë aty afër.Tahir dhe Laje Kuçi nuk kanë fëmijë, ndaj prej 10 ditësh ata flenë jashtë. Deri më tani asnjë nga institucionet nuk është kujtuar për ta. Zjarri ka rënë në orët e mesditës.
Dy të moshuarit kanë rrezikuar të digjen brenda, por me pak sforco kanë arritur që të dalin jashtë. Ata që po i ndihmojnë me pak ushqim janë veç komshinjtë, shkruan Panorama.“U bënë 10 ditë që na është djegur shtëpia. Ra zjarr këtu afër dhe ne na është djegur gjithçka kishim.
Prej 10 ditësh, bashkë me bashkëshortin tim, jetojmë këtu jashtë nën hije të pemës te ky divan i vjetër. Nuk kemi se ku të shkojmë. Zjarri ka rënë në mesditë dhe ne kemi qenë brenda banesës. Më doli mua gjumi, rrezikuam që të digjemi të dy brenda. Burri im deri sa shkova unë për ta zgjuar është djegur pak në duar. Kemi qenë në një situatë të vështirë, sepse jemi të dy në moshë dhe s’kemi forcën e një të riu.
E kishim të vështirë për të dalë nga banesa si shkak i flakëve dhe tymit.Megjithatë, me pak mundim arritëm që të dalim jashtë dhe të shpëtojmë. Kur dolëm, pashë një zjarr të madh që kishte rrethuar të gjithë zonën.
U frikësova se mendova mos vjen edhe te pema dhe mos digjeshim aty. Për të vrapuar s’kemi forcë, kështu që s’kishim asnjë zgjidhje tjetër”, -u shpreh e moshuara. /albeu.com/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...