Lajme

Hapen vatra të reja zjarri në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 11 August 2017

Zjarr i ri është paraqitur sot në fshatin Bogovicë të komunës së Strugës, derisa zjarri në afërsi të manastirit Treskavec në Prilep është vënë nën kontroll. Po ashtu nën kontroll është edhe zjarri mbi fshatin Gurgurnicë të Tetovës dhe në fshatin Balindol të Gostivarit. Kështu njoftuan sot nga qendra për menaxhim me kriza.

“Në rajonin e Prilepit, zjarri në afërsi të manastirit Treskavec dhe vendbanimet Mazhuëishte, Marmorani, dhe Gorno Sellë është vënë nën kontroll, ka tym nëpër vendet që janë djegur, janë angazhuar zjarrfikës dhe vullnetarë për kontroll të zjarrit nga Komuna e Prilepit, dhe nuk ekziston rrezik për rrezikimin e manastirit Treskavec. Në rajonin e Tetovës zjarri në fshatin Gurgurincë të komunës së Bërvenicës ende është aktiv dhe në këtë vatër zjarri intervenohet me ekipe të Pyjeve të Maqedonisë”, deklaroi Nadica Vçkova, Qendra për menaxhim me kriza.

Nga qendra për menaxhim me kriza edhe njëherë përkujtojnë në ndalesën për lëvizje nëpër zonat e krizës.

-Advertisement-

“Njëri nga aktivitetet e veprimit të koordinuar janë edhe masat e shtuara preventive në zonat e krizës nga ana e Ministrisë për Punë të Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Pylltarisë, në mënyrë më intensive veprohet me rritje të numrit të patrullave si dhe me kontroll të shtuar në drejtimet rrugore dhe personat që lëvizin në rajonin e krizës duke e kyçur edhe vëzhgimin ajror”, shtoi Nadica Vçkova, Qendra për menaxhim me kriza.

Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza MPB – ja do t’i sanksionojë të gjithë personat që do të veprojnë në kundërshtim të dispozitave ligjore dhe qëllimisht do të shkaktojnë zjarre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera