Sport

ZYRTARE: Anel Rashkaj nënshkruan me FC Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 11 August 2017
FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e Anel Rashkajt.
Pas shumë bisedimeve të gjata, më në fund është arritur akordi për kontratë dyvjeçare ndërmjet FC Prishtina dhe ish-kapitenit dhe tani anëtarit të Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj.

Anel Rashkaj, 27 vjeç, i lindur në Prizren më 19 gusht të vitit 1989 nga Kosova në Suedi kishte shkuar në moshën 14-vjeçare. Ish-futbollist i Halmstadit (2006-2012) ka luajtur edhe për 5 vite me Sandes të Norvegjisë (2012-2017), dhe së fundi ishte anëtar i klubit të elitës suedeze, AFC United Eskilstuna.

Për Përfaqësueses e Kosovës është paraqitur katër herë – ishte kapiten.

Rashkaj ka nënshkruar me Prishtinën kontratë dyvjeçare.

-Advertisement-

Vendim aspak i lehtë, por shumë gjatë i pritur

“Prej kohës së fundit që isha me Përfaqësuesen në Prishtinë, kemi rënë në kontakt me Prishtinën, kryetarin Remzi Ejupi e pastaj edhe me kryetrajnerin Arsim Thaqi dhe anëtarë tjerë të bordit. Pastaj mblodha informacione se si është gjendja e futbollit këtu. Pas kthimit në Suedi dhe pasi që kisha një pasqyrë të gjendjes këtu për gjithçka bisedova gjatë me familjen se si do të veproja. Në fund vendosa të kthehesha në Kosovë. Por, kisha edhe obligim të flisja me klub, sepse kisha edhe një vjet e gjysmë kontratë. Aspak s’ka qenë vendim i lehtë, por në anën tjetër ishte vendim që e prisja shumë gjatë, sepse ka dhjetë vite që jam në futbollin skandinav. Unë jam rritur në Kosovë dhe normalisht që vendi yt të tërheq, dhe po ashtu dy fëmijët që i kam, doja të kem stabilitet më të gjatë familjar. Pra, për këto arsye Kosova do të ishte vendi më i mirë për mua”.

Prishtina është klubi më i madh në Kosovë

“Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe të gjithë lojtarët më të mirë në vend dëshirojnë të luajnë këtu. Prishtina ka emër dhe është klubi me historinë më të gjatë dhe klubi më i madh në vend.

Premtoj angazhim e punë profesionale – rezultati do të vije pas punës

“Do të mundohem të jap maksimumin dhe të sjellë profesionalizmin dhe kualitetin nga Skandinavia. Ajo që mund të premtoj është të jem sa më profesional dhe të jap maksimumin që t’i arrijmë objektivat. E di që shpesh klubet flasin për tituj, por mendoj se në rend të parë duhet të jetë puna dhe të nxirret maksimumi i saj, e pastaj rezultatet vijnë dhe janë produkt i punës. Lojtari duhet të jetë profesional në çdo rast, e pastaj nuk besoj se do të mungoj edhe rezultati”, ka thënë, Anel Rashkaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera