Ja si e Komenton Mustafa deklaratën e Haradinajt se “Qeveria do të bëhet brenda 10 ditësh”
Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 11 August 2017
Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, që Qeveria do të formohet brenda 10 ditësh.
Sipas Mustafës, institucionet do të duheshin që të themelohen edhe më herët.
“Në Kuvend duhet të zbatohen procedurat ashtu siç janë zbatuar gjithmonë dhe s’kemi arsye që të bëjmë kapërcime. Nëse Ramushi flet për 10 ditë unë nuk kam arsye që të flas për dhjetë ditë tjera. Unë kam arsye që të them që institucionet të bëhen sa më shpejt, por që të respektohen të gjitha procedurat ligjore edhe kushtetuese përndryshe nuk mund të operoj të them në mënyrë hipotetike me ditë. Është dashur që të themelohen edhe më herët jo për dhjetë ditë, është dashur të themelohen këto institucione, duhet që çdo njeri ta bëjë punën e vet, a ka vota as ka vota pastaj do të shihet në Kuvend”, tha Mustafa, i pyetur pas mbledhjes së Qeverisë, raporton EO.
Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë dyshim kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, do të lë koalicionin LAA. Ai beson që Pacolli do t’i përmbahet marrëveshjes.
“Besoj që z.Pacolli i përmbahet marrëveshjes që kemi arritur”, u shpreh Mustafa.
Të mërkurën kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur gatishmëri që të mos bëhet pengesë për daljen e Kosovës nga kriza politike.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se partia e tij, interesin e Kosovës dhe të qytetarëve e kanë në rend të parë, duke bërë thirrje që të mos vazhdohet me bllokim sidomos nga LDK-ja dhe VV-ja.
Pacolli, madje u përmendi këtyre partive edhe afatin prej 10 ditësh për krijimin e institucioneve.
Të tjera
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...