‘Xhokeri’ i PAN-it
Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 11 August 2017
Bindja e Behgjet Pacollit për t’u larguar nga koalicioni me LDK-në dhe Alternativën është “xhokeri” i fundit që koalicioni PAN t’i formojë institucionet, pasi që “kontrabandimi” individual i deputetëve u dështoi. Në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Koalicioni PAN nuk ka asnjë kartë tjetër në duar për t’i formuar institucionet, përveç me AKR-në e Behgjet Pacollit, i cili ditë më parë dha sinjal se mund të largohet nga koalicioni LAA nëse këta të fundit nuk merren vesh me lëvizjen “Vetëvendosje” për formimin e Qeverisë.
Kjo për faktin se përpjekja e PAN-it për të “kontrabanduar” deputetë individualisht u dështoi, shkruan gazeta Zeri.
Në LDK deklaratat e Pacollit nuk i shohin si kërcënim për largim nga koalicioni, por, siç thonë ata, vetëm ide për zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj situate politike. Ndërsa në lëvizjen “Vetëvendosje” shpresojnë që të vazhdojë akoma një bashkëpunim siç e kishin deri më tani. Në anën tjetër, analistët politikë vlerësojnë se kreu i AKR-së u ka dhënë sinjal
koalicionit LAA dhe “Vetëvendosjes” se partia e tij do t’i bashkohet koalicionit PAN në mënyrë që ky i fundit të arrijë ta zgjedhë kryeparlamentarin dhe ta formojë Qeverinë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...