Lajme

Vetëvendosje: Jo Kadri Veselin, tjetër kryetar Kuvendi

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 10 August 2017

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në seancën e sotme konsultative të Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur që nëse propozohet një kandidat tjetër përveç Veselit Vetëvendosje e shqyrton mundësinë për ta përkrahur.

“E ftojmë koalicionin PAN që të vi dhe të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi dhe nuk ka zgjidhje tjetër veq zgjedhjes së një kryetari tjetër përveç Kadri Veselit, nëse ndodhë kjo atëherë Vetëvendosje e shqyrton mundësinë për ta përkrahur”, shkruan Infokusi.com

Konjufca gjithashtu ka thënë se vet fituesit e zgjedhjeve po e mbajnë peng krijimin e institucioneve në Kosovë”

-Advertisement-

“Vet fituesit e zgjedhjeve po bllokojnë procesin politik në Kosovë sepse nuk po u pëlqen rezultati i zgjedhjeve, nuk i kanë numrat, nuk po e duan Kadri Veslin për kryetar apo nuk po duan të dalin në opozitë ose të gjitha se bashku”,ka thënë Konjufca  shkruan Infokusi.com

Ai gjithashtu ka thënë se një pjesë e fajit është edhe të vendimi i gjykatës Kushtetuese e cila nuk ka dhënë ndonjë opsion çfarë duhet të ndodhë nëse nuk vinë në Kuvend ata që janë përgjegjës për krijimin e institucioneve

“Edhe vendimi i gjykatës kushtetuese që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të vie nga ai subjekt që ka marrë numrin më të madh të votave në zgjedhjet por çfarë ndodhë atëherë kur ata që duhet të propozojnë kryetarin nuk vinë në Kuvend./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera