Lajme

Vlorë, policia i gjen 48 rrënjë kanabis në shtëpi, prangoset 52-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 10 August 2017

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në fshatin Selenicë, në banesën e shtetasit Agim Hadëraj, policia ka konstatuar të mbjella 48 bimë narkotike të cilat i u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Gjithashtu gjatë kontrollit u konstatua edhe 3.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Agim Hadëraj, 52 vjeç, banues në Selenicë, si posedues i bimëve dhe lëndës narkotike të gjetur në banesën e tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera