Sport

N’Zonzi trondit Sevillan, lajm fantastik për Juventusin

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 09 August 2017

Steven N’Zonzi ka venosur të largohet nga Sevilla gjatë kësaj vere.

Mesfushori francez, Steven N’Zonzi ka njoftuar trajnerin dhe drejtuesit e Sevillas se ai dëshiron ë largohet.

Lajmi është bërë i ditur nga kompania që menaxhon atë, Estadio Deportivo.

“Steven dëshiron të largohet dhe kjo është e vërtetë”, tha një përfaqësues i kësaj kompanie.

-Advertisement-

“Presidenti dhe trajneri tashmë e dinë këtë dhe shpresoj se do ta lënë të lirë të largohet”.

N’Zonzi ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2020, por mund të largohet nëse ndonjë skuadër paguan klauzolën e tij prej 40 milionë eurove.

Për lojtarin është duke u interesuar kampioni i Italisë, Juventus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera