Sport

Milan transferon sulmuesin që nuk e ka pritur askush në ‘San Siro’ (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 08 August 2017

Gjiganti italian Milan është duke shqyrtuar mundësin që ta transferojë në ‘San Siro’ sulmuesin e Lazios Ciro Immobile.

Rossonerët janë një kërkim të nj sulmuesi, dhe në pamundësi për ta sjell në ‘San Siro’ Aubameyang, Belottin, tani Milan sytë i ka hedhur tek sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile.

Deri më tani ka pasur vetëm kontakt, ndërsa presidenti i Lazios Claudio Lotito nuk ka pohuar ose mohuar mundësinë për të negociuar për transferimin e lojtarit në Milan, përcjell ORAinfo.

-Advertisement-

Lojtari në fjalë do t’i kushtonte Milanit më pak se Aubameyang ose Costa, dhe ai është një golashënues i mirë në Serie A.

Raportohet se çmimi i lojtarit Immobile sillet midis 30 dhe 50 milionë euro.

Për momentin gjërat nuk kanë përparuar dhe negociatat pritet të mos jenë të lehta, pasi Milan kishte pasur shumë vështirësi për ta transferuar ish lojtarin tjetër të Lazios, Lucas Biglia në ‘San Siro’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera