Lajme

‘Vuçiq i gatshëm për heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë’

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 08 August 2017

Rrëfimi për Kosovën si territor yni, krahinën tonë jugore në përbërje të Serbisë, sot ka përfunduar. Asnjë preambulë nuk mund ta kthejë atë, ka vlerësuar në intervistën për javoren “vreme” deputeti i Partisë Demokratike Dragolub Miqunoviq, transmeton Koha.net.

Ai thotë se edhe më herët ka pasur biseda për temën Kosova, porse ata janë injoruar e madje janë akuzuar “si tradhtarë”.

Sipas mendimit tim, ka thënë ai, Vuçiq është i gatshëm të bëjë ndërrime kushtetuese, të hiqet preambula , ka thënë Miqunoviq i cili shton se preambula është interesante si mallkim, i cili sikur thotë “ai që më fshin, mallkuar qoftë “.

-Advertisement-

Së pari duhet të zgjidhet se e kujt është Kosovë si territor, pastaj duhet të normalizohen marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën. Vuçiq, gjoja është i gatshëm ta bëjë këtë, të normalizojë marrëdhëniet, që serbët të hyjnë në Qeverinë e Kosovës, ka thënë Miqunoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera