Lajme

Asambleisti i VV’së në Prishtinë kalon në PDK, thotë aferat korruptive të Shpend Ahmetit e quan në këtë vendim

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 08 August 2017

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Misim Bajrami, sot i është bashkuar Partisë Demokratike në Prishtinë (PDK).

Bajrami, gjatë aderimit ka thënë se këtë vendim e ka marrë në marrëveshje me anëtarët e tjerë të pikës së Vetëvendosjes në Hajvali, e cila është shumë e pakënaqur me qeverisjen e Shpend Ahmetit.

“Pakënaqësia e banorëve të Hajvalisë me qasjen e Vetëvendosjes në Prishtinë dhe skandalet e tyre, të cilat kanë shpërthyer këto javë, më kanë bërë që të reflektojë dhe t’i bashkohem PDK-së, e cila është opozitë në Prishtinë. Unë si asamblist dhe si pjesë e deritashme e Vetëvendosjes turpërohem me punësimet partiake të militantëve të dhunshëm të tyre në Ndërmarrjet Publike, me aferat korruptive në sektorin e ndërtimeve, me degradimin e arsimit dhe me injorimin e vazhdueshëm të kuadrove nga Prishtina. Pra, ndjehem i tepërt të vazhdojë të qëndrojë më tutje si pjesë e një partie, e cila me taksat e qytetarëve të Prishtinës financon aktivitetet e kundërligjshme të grupeve të dhunshme të tyre”, ka thënë tashmë ish-asamblisti i VV’së në Prishtinë.

-Advertisement-

I aderuari në PDK u shpreh i dëshpëruar, sepse, siç tha ai, bashkë me shumë të tjerë ishte angazhuar në VV duke besuar në ndryshim, por jo në një ndryshim për jetën dhe luksin e shefave të Lëvizjes Vetëvendosje, por në një ndryshim shoqëror të përgjithshëm.

Ndërsa, kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Celaj, me kalimin e Bajramit në Partinë Demokratike të Kosovës, ka thënë se tash janë partia e dytë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Duke i dëshiruar mirëseardhje asamblistit të Vetëvendosjes në PDK-në e Prishtinës, Celaj ka thënë se derisa qeverisja e Shpend Ahmetit, e cila administratën e ka mbushur përplot me militantë të dhunshëm të VV’së, kurse taksat e prishtinasve ua ka dhënë kompanive të afërta me Vetëvendosjen, është munduar edhe t’i blejë asamblistët e PDK-së në Prishtinë dhe nuk ka arritur. Përkundrazi, tha ai, asamblistët e VV’së, të zhgënjyer prej tyre, po i bashkohen PDK’së në Prishtinë.

Ndryshe, PDK këtë aderim e ka interpretuar kështu:“Pas shpërthimit të aferave korruptive në qeverisjen e Shpend Ahmetit, partinë Vetëvendosje po e braktisin edhe asamblistët e vet në Kuvendin Komunal të Prishtinës”. /GazetaExpress/.

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera