Rozë

Luana Vjollca: Unë këngëtare dasmash? Kurrën e kurrës!

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 08 August 2017

Luana Vjollcën tashmë publiku e njeh jo vetëm si moderatore por edhe si këngëtare. Pak ditë më parë ajo publikoi klipin “Benzina” dhe gjithahstu gjatë verës është angazhuar me koncerte kryesisht jahstë Shqipërisë.

Pak ditë më parë u zbulua se Luana nuk do të jetë më moderator e “Pa Limit” dhe e nde nuk dihet nëse do të jetë më pjesë e Top Channel.

Kështu ajo i është përkushtuar  muzikës. E ftuar në “Top Albania Radio” ditën e  djeshme Luana na ka zbuluar një detaj; Ju mund ta shihni të performojë në koncerte por kurrën e kurrës nuk do të këndojë në dasma.

-Advertisement-

Një dëgjues i radios shkruajti në formë shakaje se muaj më parë kur u martua, kënga e Luanës ende nuk ishte bërë publike dhe ky do t’i mbetej gjithmonë peng. “Benzina”, sipas dëgjuesit, por edhe këngë të tjera të moderatores duhet të transmetohen apo këndohen në dasma, shkruan blitz.al. Megjithatë duket se këngëtarja nuk mendon aspka kështu. Ajo i ka rrëfyer moderatores Dojna Mema se nuk do të donte të këndonte në dasma.  “Nuk do të bëhem kurrë këngëtare dasmash (qesh).

Do të këndoja nëpër evente të ndryshme e sigurisht nëpër koncerte, por në dasma jo. Këngët e mia nuk janë të përshtatshme për ceremoni martesore dhe kurrë nuk do të krijoj muzikë dasmash”, është shprehur Luana.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera