Lajme

Rrihet keq polici në Zubin Potok

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 08 August 2017

Pjesëtari i Policisë së Kosovës në Zubin Potok, Nedeljko Kasalloviq, është rrahur nga një person, me ç’rast ka marr lëndime të rënda në kokë dhe është trajtuar në repartin e kirurgjisë të spitalit në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00 në kafenenë “M” në Zubin Potok. “Mbrëmë rreth orës 21:00 në kafenenë ‘M’ në Zubin Potok është sulmuar polici Kasalloviq, i cili ishte jashtë detyrës, me ç’rast ka marr lëndime në kokë dhe është trajtuar në spital. Ai u sulmua nga personi me emrin Dragan Viçentijeviq, i cili veç tjerash, gjatë rrahjes ka përdorur edhe karrigen, duke e goditur viktimën në kokë”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se sulmuesi është i njohur për policinë, për shkak të veprave të ndryshme kriminale në të kaluarën.  Ndryshe, kjo është hera e dytë që polici Kasalloviq sulmohet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera