Sport

⚽ Ja shuma që do të fitojë secili klub i Vala Superligës nga të drejtat televizive

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 07 August 2017

FFK sot i ka njoftuar klubet e Vala Superligës për ofertën për të drejtat televizive nga kompania Digitalb Supersport, e cila për kampionatin 2017/2018 kap shumën prej 200 mijë eurove.

“Me gjithë dëshirën tonë të gjejmë një shtëpi televizive për transmetimin e ndeshjeve në Vala Superligë, vendore dhe jashtë fatkeqësisht, vetëm Digitalbi ka shprehur interesimin për një gjë të tillë dhe ka ofruar shumën prej 200 mijë eurove”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Duke marrë për bazë gjendjen e tanishme në klubet e futbollit pas shumë diskutimeve përfaqësuesit e 11 klubeve u pajtuan, veç klubit Feronikeli i cili nuk ishte i pranishëm në takim që këto mjete të ndahen në mënyrë të barabartë, por u kërkua edhe një mundësi e rritjes për 40 mijë eurove në mënyrë që klubet t’i marrin nga 20 mijë euro, që ju dha mbështetje presidentit Vokrri të bisedojë me kompaninë Digitalb.

-Advertisement-

Kompania Digitalb kishte bërë edhe një ofertë që edhe në dy kampionatet tjera (2018/2019 dhe 2019/2020) të ofrojë nga 240 mijë euro për kampionat por që kjo i mbetet presidentit Fadil Vokrri që të negociojë dhe më pastaj të merret vendimi i duhur në të mirë të klubeve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera