Ushtarët e FSK-së dhurojnë vullnetarisht gjak
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 07 August 2017
Në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot filloi aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut.
Sipas një njoftimi të MFSK-së, ky aksion është sipas planit vjetor të departamentit për bashkëpunim civilo-ushtarak dhe në bashkëpunim me departamentin e mjekësisë të MFSK-së, në realizim të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së.
“Edhe përkundër që është muaji i pushimeve, interesimi i pjesëtarëve të MFSK-së dhe stafit civil të Ministrisë, për dhurimin vullnetar të gjakut, që në ditën e parë ishte i madh. Kjo po dëshmon se FSK-ja ka një traditë të organizimit dhe dhurimit vullnetar të gjakut, jo vetëm gjatë aksioneve të rregullta por edhe në rast të kërkesave individuale të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Majori Liman Salihu nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak ka thënë se tashmë është bërë traditë dhurimi vullnetar i gjakut, i cili këtë vit është ndarë në dy faza, siç ka qenë nga data 16 janar deri më 31 janar, dhe faza e dytë filloi sot dhe do të vazhdojë në KFT dhe njësitet e tjera të saj deri më 30 gusht.
Ndërsa, Fadil Rrahmani, menaxheri i Marketingut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka thënë se FSK-ja është donatori më i madh i dhurimit të gjakut për qendrën e tyre.
Aksionin për dhurimin e gjakut edhe këtë vit po e kryejnë mjekët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në bashkëpunim me mjekët e Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së, ku sipas kalendarit do t’i vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, dhe deri në fund të muajit gusht pritet të përfundoi edhe faza e dytë e këtij aksioni.
Të tjera
-
Abdixhiku sot në Vushtrri e shpalosë programin për arsim
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në Vushtrri do ta shpalosë progra...
-
Raportohet për një përleshje në Kuvendin e Serbisë
Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një incident në mes deputetëve. Pas mirat...
-
Kuvendi do t’i mbajë tri seanca, në njëren diskutohet për qeverisjen e Kurtit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbajnë hiç më pak se tri seanca për t...
-
SBASHK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar vepri...
-
Audio-incizimi: Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Osmani: Shembulli i Kosovës një ndër sukseset më të mëdha në histori
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në F...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’
Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Chec...
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...