Lajme

Gjykata e Tiranës lë në burg autorët e plagosjes pranë Komunës së Parisit

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 07 August 2017

Arrest me burg për katër të akuzuarit si autorë të plagosjes pranë Komunës së Parisit. Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës për Dejvis Rustemaj dhe për tre bashkëpunëtorët e Rustemajt: Klajdi Kodra, Igler Qose dhe Ardit Xheferri. Ndonëse gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Tiranës të arrestuarit nuk dhanë shumë shpjegime, hetimi paraprak ka zbuluar se shkak i kësaj ngjarjeje kanë qenë debatet mes të plagosurit dhe autorit për vrasjen e djalit të dajës së Mariglenit.

Në lidhje me këtë ngjarje, mësohet se të arrestuarit, Rustemaj, Kodra, Qose dhe Xheferri, të cilët kishin njohje të mëparshme me Mariglen Hoxhën, e kanë akuzuar atë se nuk kishte reaguar si duhet për vrasjen e djalit të dajës së tij. Kaq ka mjaftuar që një natë para ngjarjes, të akuzuarit janë përleshur fizikisht në sheshin “Nënë Tereza” me Mariglenin dhe konflikti ka vijuar edhe një ditë më pas, teksa e kanë plagosur pranë një kryqëzimi te “Komuna e Parisit”.

Katër të akuzuarit kanë deklaruar se nuk po e ndiqnin Mariglenin dhe se përballja në kryqëzim ka qenë e rastësishme. Ndaj tyre janë ngritur akuzat e “vrasjes së mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera