Lajme

Tragjike/ “Babai i tre fëmijëve var veten, ishte zhytur në borxhe nga kumari”

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 06 August 2017

Pedagogu nga Vlora, Ilir Metaj, në një status të tijin në FB, tregon se një kryefamiljar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, pasi ka humbur paratë në kazino.

Metajt, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në pallatin ku ai banon. Metaj jep edhe detaje nga tragjedia dhe shkruan se kazinotë mbjellin vetëm plagë sociale.

STATUSI

-Advertisement-

Dje, ne pallatin ku banoj, ndodhi nje tragjedi.

Nje burre vari veten. Ishte baba i tre femijeve.

Arsyeja ? Ishte zhytur ne borxhe sepse kishte humbur shume ne kumar.

Kazino..aty ku “party” zgjat 24 ore ne 24.

Vertet zgjat shume…

Shpesh here zgjat sa nje jete qe do të shuhet ne mengjes,nen nje litar qe lekundet dhe nje leter e zhubrosur me dy fjalet e fundit: me fal nene, i humba ne kumar… me fal e dashur, i humba ne kumar… me falni te dashur femije, babi humbi në kumar leket e kredise… me fal, ti endrra ime e genjeshtert, te humba ne kumar…

Sot ne mengjes nje grua u gdhi e ve, me tre femije te vegjel per te rritur dhe nje mal me borxhe ne kurriz.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera