Lajme

KSHZ është njoftuar për datën e zgjedhjeve lokale, pritet vendimi në Gazetën Zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 06 August 2017

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) kumtoi se është e njoftuar për nënshkrimin e zgjedhjeve lokale nga ana e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe pret që vendimi të shpallet edhe në Gazetën Zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas shpalljes së aktit të nënshkrimit të zgjedhjeve lokale në Gazetën Zyrtare, KSHZ do të mbajë seancë në të cilën do të miratohen afatet, me të cilët do të vërtetohen aktivitetet zgjedhore dhe afatet për mbajtjen e tyre, njoftoi KSHZ.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot nënshkruajti zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 15 tetor./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera