Culaj: Më mirë zgjedhje sesa qeveri jostabile
Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 06 August 2017
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës ka dështuar edhe për të dytën herë, ndërsa pritet që senaca e radhës të mbahet të mërkurën, më 9 gusht në orën 10:00.
Ligjëruesi i shkencave politike dhe analisti,Gjon Culaj, duke i komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë ka thënë se që nga dita e enjte vendi është futur në krizë politike dhe institucionale
“Nga e enjta vendi është futur në krizë politike dhe institucionale, nuk mund të flasim për parashikime, ky është një fakt, sepse të mbahet seanca konstituive, të betohen deputetet dhe të mos formohen institucionet, shpërfaq problemet e krijimit të shumicës së nevojshme parlamentare dhe formimit të institucioneve qendrore.”
Culaj në prononcimin e dhënë për portalin Infokusi ka thënë gjithashtu se pavarësisht tërheqjës se Kadri Veselit kjo nuk mund të jetë garancë për krijimin e shumicës parlamentare
“Tërheqja eventuale e Kadri Veselit, mund ta lehtësoj procesin por asesi nuk është garancë për krijimin e shumicës parlamentare, që nënkupton më pastaj zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe votimin e Qeverisë Haradinaj. Institucionet nuk duhet të formohen me kushte, por vetëm me vullnet të lirë të 61 deputetëve, prandaj do të ishte më logjike që PAN të mos vendos kushte por të siguroj shumicën në Kuvend dhe të vendos vetë se kush do të jetë Kryetari i ardhshëm i Kuvendit, qoftë ai edhe Kadri Veseli” ka thënë Culaj.
Ka më shumë gjasa që vendi më parë të shkoj në zgjedhje sesa të formohen institucionet nga VV dhe LAA ka thënë Culaj
“S’do mend se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 e ka komplikuar procesin e formimit të institucioneve, nëse i shtojmë kësaj edhe rolin e Presidentit të vendit në këtë proces, mendoj se ma shumë ka gjasa që vendi të shkojë prapë në zgjedhje se sa formimi i institucioneve të bëhet nga VV dhe LAA, për më tepër lind edhe pyetja a janë dakord këto dy grupe që të qeverisin bashkë?”
Ndërsa i pyetur nëse vendi mund të shkonë sërish në zgjedhje Culaj ka thënë se zgjedhjet do të ishin zgjidhje më e mirë sesa formimi i një qeverie jostabile me vetëm 61 deputetë vetem në ditën e formimit të saj.
Natyrisht, shkuarja sërish drejt zgjedhjeve nuk duhet përjashtuar, në qoftë se nuk arrihet të krijohet shumica e nevojshme parlamentare, pra që nënkupton edhe formimin e institucioneve qëndrore. Megjithëatë ende ka hapësirë për ndonjë marrëveshje apo konsensus politik në mes grupeve politike para mbajtjes së seancës së ardhshme, i cili do të rezultonte me një shumicë parlamentare, duke evituar kësisoj zgjedhjet e menjëhershme, por marrëveshjet e tilla për mbështetje zakonisht pasohen me kushtëzime. Pra, për mendimin tim është ma mirë të shkohet sërish në zgjedhje se sa të krijohet ndonjë qeveri e pakicës, pra një qeveri e tillë e cila i ka 61 deputetë vetem në ditën e formimit të saj, nuk mund të jetë qeveri stabile e aq më pak efikase në zgjidhjen e problemeve socio-ekonomike me të cilat po përballet vendi ynë.a/INFOKUSI
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...