Larja e duarve është si ta prekësh butonin e resetit në tru
Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 05 August 2017
“Për njerëzit që janë të shtytur me ndonjë qëllim shëndetësor, për shembull, përdorimi i leckave të lagura e zvogëloi tendencën e tyre të mëvonshme që të silleshin në një mënyrë të shëndetshme”, tha hulumtuesi Ping Dong.
Larja e duarve ka efekte befasuese në trurin e njeriut. Sipas një sërë eksperimentesh të kryera nga studiuesit në Universitetin e Torontos, akti i larjes së duarve çon në një mendim më fleksibël, transmeton koha.net.
Studiuesit zbuluan se prioritetet intelektuale të pjesëmarrësve në studim, të cilët i kishin dezinfektuar duart me lecka të lagura për pastrim, ishin më joserioze. Me fjalë të tjera, qëllimet e një personi u riorientuan më lehtë pas larjes së duarve.
Për ta nisur eksperimentin, hulumtuesit në Rotman School of Management të Torontos i përgatitën pjesëmarrësit për një qëllim specifik ose rezultat të sjelljes duke përdorur lojëra me fjalë ose anketa. Më pas, nga pjesëmarrësit u kërkua që ose ta vlerësojnë një leckë të lagur për duar ose ta përdorin atë.
Pjesëmarrësit të cilët e përdorën një leckë të lagur për duar dëshmuan të jenë më pak të ndikuar nga prirja e tyre. Ata kishin më pak të ngjarë të vepronin në mënyra që përputheshin me qëllimin ose sjelljen e tyre të prirë.
“Për njerëzit që u prirën me ndonjë qëllim shëndetësor, për shembull, përdorimi i leckave të lagura për duar e zvogëloi tendencën e tyre të mëvonshme për t’u sjellë në mënyrë të shëndetshme – ata kishin më shumë të ngjarë ta zgjedhin një çokollatë se sa një granola (ushqim ky më i shëndetshëm)”, tha Ping Dong, student i doktoraturës në marketing në Rotman, në një njoftim për shtyp.
Përfitimet psikologjike të sjelljes “spastruese” janë dokumentuar më parë. Për shembull, bërja e dushit pas sjelljes së pamoralshme mund ta zvogëlojë nivelin e fajit të përjetuar nga një person.
Hulumtimi më i fundit – i publikuar në “Journal of Experimental Psychology” – më tej i detajoi mënyrat në të cilat sjellja pastruese mund të ndikojë në të menduarit e një personi.
Larja e duarve me efektivitet e pastroi trurin e një personi prej ideve të vjetra dhe i bëri njerëzit më të prekshëm ndaj mënyrave të reja të të menduarit. Ky fenomen psikologjik mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit t’i shmangin idetë e këqija dhe sjelljen e keqe në favor të shprehive të reja dhe më të shëndetshme, thonë studiuesit.
Të tjera
-
Prishtinë: Burri rrah gruan, djali sulmon babain për ta mbrojtur nënën
Një burrë në Prishtinë e ka rrahur gruan e tij, ndërsa djali i saj e ka sulmu...
-
Dy aksidente trafiku me fatalitet në 24 orët e fundit në Kosovë
Dy aksidente trafiku me fatalitet kanë ndodhur brenda 24 orëve. Në raporti...
-
Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar
Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vje...
-
Vend i ngrohtësisë dhe i shijes së veçantë, “Cassava” restoranti që do ju bëjë të ktheheni përsëri
Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon atmosferën relaksuese me një për...
-
Haziri për Kurtin: Mendësia ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti ...
-
Haxhiu deklarohet për arbitrazhin për Grandin: Mbetet i Kosovës, Pacollit do t’ia kthejmë paratë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin ...
-
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj b...
-
Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese
Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeminis...
-
KFOR s’ka ndryshuar qëndrim: Hapja e urës tani i vë në rrezik të panevojshëm ushtarët dhe komunitetet lokale
Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga ...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu
Dy të burgosur shqiptarë, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, kanë arritur të arrati...
-
Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Ko...