Rrahu kirurgun para spitalit, autori: Po me vdiste gruaja për fajin e tij
Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 04 August 2017
Ali Kopliku vazhdon të jetë i shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka dhunuar kirurgun e Shkodrës, Besmir Grizhdja.
Autori shprehet se dëshiron të vetëdorëzohet por me kusht që gruas së tij e cila gjendet e sëmurë, t’i çohen ilaçet e të mjekohet.
Gjithashtu, gjatë një interviste për “Panorama”, Kopliku shprehet se ishte mjeku ai që e nisi sherrin dhe që e ka qëlluar me grushta e shkelma para spitalit dhe për këtë, sipas tij, mund të kontrollohen kamerat e sigurisë.
Kopliku shprehet se kirurgu e ka sorollatur duke mos ia firmosur një rekomandim për bashkëshorten e tij, duke e lënë pa marrë një ilaç të rimbursueshëm, të cilin ai nuk mund ta përballonte me paratë e tij.
Intervista e plotë
Z. Kopliku, ju jeni në arrati, pasi akuzoheni për rrahjen e mjekut në detyrë.
Po, jam i fshehur, në arrati. Miq e dashamirë më kanë ndihmuar sepse po e kam shumë të vështirë. Po pres derisa të më gjejnë një avokat shteti, sepse nuk kam para për ta marrë dhe të shohim se çfarë do të bëhet.
Jeni i gatshëm të vetëdorëzoheni?
Patjetër që jam i gatshëm, vetëm se kërkoj që të mos më dhunojë policia dhe t’i çojnë mjekimin gruas. Nëse m’i plotësojnë këto, unë dorëzohem. Nuk kam bërë asgjë, veçse jam vetëmbrojtur. Nuk kërkoj asgjë tjetër, veçse drejtësi. Jam pa faj në këtë mes.
Çfarë ka ndodhur mes jush dhe kirurgut Besmir Grizhja?
Ajo që ka ndodhur është që prej dy vitesh gruaja ime është e sëmurë. Tashmë ka kaluar në trombozë dhe ka edhe proteza për të ecur.
Gruaja ime merr një ilaç të shtrenjtë dhe e ka me rimbursim. Ne nuk e kemi mundësinë për ta blerë sepse i duhet çdo ditë. Dihet që përveç mjekut të lagjes, duhet një rekomandim edhe nga mjeku që të trajton.
Kirurgu Besmir Grizhja nuk ma ka dhënë këtë rekomandim që gruaja të shkojë më pas në QSUT. Na kanë kthyer dy herë mbrapsht nga Tirana vetëm për shkak të këtij rekomandimi që nuk e plotësonte kirurgu Grizhja. Kam shkuar ditën e parë dhe i kam thënë një kryeinfermiereje aty në spitalin e Shkodrës që jepja ti që ta plotësojë. Më ka thënë në rregull.
Kam shkuar dhe më ka thënë që nuk e ka kryer. Ditën e dytë kam shkuar dhe kam kapur kryeinfermierin e kirurgjisë, Paolo Kaceri, dhe i kam thënë jepja ti rekomandimin që ta plotë- sojë kirurgu Grizhja. Më ka thënë eja nesër.
Kam shkuar ditën e tretë dhe sërish nuk e kishte firmosur. Tri herë kam shkuar në zyrën e drejtorit të spitalit dhe më ka thënë se nuk kam çfarë i bëj. Po ashtu kam denoncuar rastin edhe te ministri i ri i Shëndetësisë, por edhe tek ai i mëparshmi.
Po më tej çfarë ndodhi? Ju keni komunikuar edhe nëpërmjet telefonit e me mesazhe me mjekun…
Duke mos gjetur asnjë zgjidhje, atëherë i kam shkruar atë mesazh që është publikuar duke i thënë që “ka Zot dhe në rast se kam faj unë, e pagofsha unë në trupin tim, por në rast se ke ti, e pagofsh ti.
Mos më ki frikë mua, por ki frikë Zotin”, i kam shkruar. Pas 3 minutash më ka marrë në telefon me numrin e tij. Më ka thënë “ku je more të q… ropt, mor bir k..ve. Eja te dera e spitalit se ti q… ropt”, më ka thënë. I thashë “avash more, se të gjitha po m’i bën, vij ku të duash” i thashë.
Jemi takuar te dera e spitalit dhe sapo më është afruar, më ka goditur ai i pari me grushte dhe shkelma pa pushuar. Pasi më ka goditur, nuk kisha çfarë të bëja, vetëm sa jam mbrojtur dhe na kanë ndarë njerëzit që qëlluan aty. Jam larguar më pas.
Nga spitali është deklaruar se e keni goditur ju i pari kirurgun…
Të shohin kamerat e sigurisë nëse kanë.
Roja e ka parë, por edhe shumë qytetarë kanë qenë aty dhe t’i pyesin nëse duan ta nxjerrin të vërtetën. Me kirurgun s’kam pasur kontakt prej një muaji pikërisht se nuk doja të krijoja probleme me të duke e njohur, por nuk kisha asnjë zgjidhje tjetër dhe pas disa ditësh sorollatje i dërgova atë SMS.
Pse mendoni se ju ka sorollatur kirurgu Grizhja?
Në fakt kështu kanë bërë edhe të tjerë para tij, se nuk është i vetmi ky. Nuk e di çfarë të them, por ajo që mendoj është për para. Jemi munduar me të gjitha mënyrat dhe nuk ka pranuar që ta firmosë rekomandimin që na duhej.
Si është gjendja e bashkëshortes, ajo nuk e merr mjekimin, apo jo?
Gruas sime i rrezikohet jeta. Ajo është pa mjekim, sepse s’kemi si ta marrim ilaçin për shkak se nuk e kemi rekomandimin e kirurgut.
Gruas sime i rrezikohet jeta nga tromboza dhe asaj nuk ka kush ia merr ilaçet, sepse unë jam në kërkim. Kur të ikën njëherë radha në QSUT, duhen edhe dy muaj të tjerë për të pritur sepse është sëmundje kronike dhe gruaja e ka gjithmonë këtë problem. Mendjemadhësia e kirurgut na ka sjellë deri këtu.
Kirurgu ka thënë që ka blerë ilaçe për gruan tuaj nga xhepi i tij në disa raste.
Po këta janë maskarenj, po çfarë ilaçesh ka blerë ai? Unë e kam dy muaj gruan pa mjekim. Nuk është aspak e vërtetë kjo që ka thënë. Është totalisht një gënjeshtër. Unë për këtë problem isha te dëgjesa publike, kur erdhi Kryeministri Rama në Shkodër dhe unë desha të flas, por nuk më lanë.
Tentova disa herë, por kryeministri nuk pranoi dhe më pas më larguan nga aty me forcë. Unë pikërisht këto probleme desha të denoncoj, por nuk më lejuan. Po t’i kisha denoncuar atë ditë, ndoshta s’do ishim sot me këtë ngjarje.
A është e vërtetë që ju jeni trajtuar me medikamente më parë për shkak të problemeve që keni pasur me shëndetin mendor?
Po, është e vërtetë. Ka momente kur unë e humb logjikën… Unë jam një njeri që nuk ngacmoj askënd, por nëse dikush më bie në qafë, atëherë e humb logjikën.
Disa herë kam pasur probleme edhe me gruan, por e kanë parë se e kam nga sëmundja dhe ma kanë falur. Kam marrë mjekime dhe sëmundjen e kam nga problemet e pafundme që kam në jetë. Kam shumë probleme… /albeu.com/
Të tjera
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se b...
-
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podu...
-
U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok
Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me...
-
“Ajo ka përgjegjësi direkte” – Befason deputeti i AAK-së, e kritikon Presidenten Vjosa Osmani për fjalimin kundër Albin Kurtit në Kuvend
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për...
-
Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjes...
-
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megji...
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...
-
Pas paralajmërimit të Fahrije Hotit, Peci publikon dokumentin që KB “Krushës” iu refuzua granti në vitin 2019
Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka reaguar pasi Kooperativa Bujqësore “Krush...
-
Raportimet për pezullim të granteve, Pacolli: Nuk do të ndalemi derisa t’i ktheni paret cent më cent!
Raportohet se Minsitra e Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci,...