Lajme

Zeka: Nëse ndodhin zgjedhjet e jashtëzakonshme, Vetëvendosje fituese si Edi Rama!

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 03 August 2017

Deputeti nga PAN në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka, konsideron se nëse Kadri Veseli nuk tërhiqet nga kandidimi për kryeparlamentar, e dështon ta fitojë atë post, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në Info Magazine të Klan Ksova, Zeka duke komentuar një situatë të tillë, sheh fitues Lëvizjen Vetëvendosje, madje me një rezultat të tillë sikurse që arriti Edi Rama në zgjedhjet e fundit në Shqipëri.

”Nëse Kadri Veseli e ndjek logjikën e bllokimit të institucioneve, nëse ndodhë e shkohet në zgjedhje të jazhtëzakonshme, Vetëvendosje, do të bëjë kerdi si Edi Rama”.

-Advertisement-

”Ma mirë është të tërhiqet si në Ring, e të vie i fuqishëm sikurse PDK-ja, se sa me pësu koma”.

Tutje Zeka tha se nuk pret nesër ndonjë risi nga seanca konstituive e paraparë, veçse një cirk të tillë sic ndodhi sot. Ai debatin televiziv e përfundoi duke pranuar se votën e kryeparlamentarit do t’ja jap Kadri Veselit.

”Mendoj që për me e zhblloku procesin, do të ishte mirë ta votonit Kadri Veselin. Nesër nuk pres asgjë, ndoshta pres një cerkuz. Nëse del Kadriu kandidat do ta votojë, nëse ai del e nuk votohet le të lirojë rrugë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera