Jeta seksuale e princeshë Dianës me Çarlsin
Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 03 August 2017
Regjistrime të Princeshës Diana që flet për jetën e saj seksuale me Princin Çarls dhe keqardhjen e saj për kolapsin spektakolar të martesës së saj, do të transmetohen në televizionin britanik.
Diana, gruaja e parë e trashëgimtarit britanik të fronit, u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare, në Paris, më 31 gusht 1997, pasi makina në të cilën ajo po udhëtonte bashkë me të dashurin Dodi al-Fayed u përplas në një tunel, ndërsa përpiqej t’i largohej paparacëve që po i ndiqnin me motoçikleta.
Diana ishte vetëm 19 vjeç kur u fejua me Çarlsin, në vitin 1981, por martesa u rrënua. Diana fajësonte Kamila Parker Boules, të dashurën e Çarlsit, e cila më pas u bë bashkëshortja e tij. Në një dokumentar që do të koinçidojë me përvjetorin e 20 të vdekjes së Dianës, të transmetuar në Channel 4, do të shihen imazhe të saj që flet për martesën gjatë seancave private të regjistruara me një këshilltar mbi fjalimet në publik.
Në regjistrime, Diana flet edhe për jetën e saj seksuale me Çarlsin. Ish-truproja e saj personale, Ken Uarf, i cili shfaqet në dokumentar, thotë se princat Uilliam dhe Herri nuk do të shqetësohen aspak nga dokumentari.
“Ata do të shohin të ëmën të gjallë, plot humor, si një njeri normal dhe të dashur. Dhe kjo është ajo që Diana tregon në këto regjistrime”, shprehet Uarf.
Sidoqoftë, kritikët, thonë se besojnë që princat nuk do të jenë shumë të kënaqur kur të dëgjojnë detaje intime për martesën e prindërve të tyre.
Të tjera
-
Dy persona shoqërohen në polici, kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar
Dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë në Drenas pasi në Komoran dj...
-
Arrestohet deçanasi, në gjendje të dehur ushtroi dhụnë psiqike ndaj familjarëve
Një person është arrestuar në Deçan dje më 7 shtator pasi i i njëjti nën ndik...
-
Trump: Nëse Harris fiton zgjedhjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” në...
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...