Dy grupe kriminale me shqiptarë kapen në Itali falë letrës së një nëne të shqetësuar
Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 03 August 2017
Dy grupe të rrezikshme kriminale, pjesë e së cilës ishin edhe shqiptarë janë goditur sot nga policia e Torinos, falë letrës së një nëne të shqetësuar për djalin e saj 13-vjeçar, që kishte nisur të shpërndante drogë.
Sipas gazetës prestigjioze italiane “La Repubblica”, grupet ishin njëri për hashash, dhe tjetri për kokainë.
Pas letrës për rrezikun që I kanosej 13-vjeçarit, policia italiane ka gjetur një bazë të madhe të organizatës së drogës në Ruffini, Të paktën 16 persona janë të dyshuar, tetë prej të cilëve kanë përfunduar në burg, ndërsa janë sekuestruar më shumë se 120 kg drogë.
“La Republica” shkruan se hetimet nisën në prill të vitit të kaluar, ndërsa arrestimi i parë u krye në fund të muajit shkurt kur u arrestua një 43 vjeçar italian, që kthehej nga Karakasi, atje ku grupi ishte furnizuar me kokainë.
Kreu i bandës ishte italiani Marco Giaquinto, 42-vjeç, i arrestuar edhe në vitin 2010 për trafik droge. Ndër të arrestuarit e të dy grupeve të shpërndarësve të drogës janë edhe tre shqiptarë. Shqiptarët e arrestuar janë Zamira Ramke, e lindur në Korçë në vitin 1982, Xhersi Islami, po nga Korça, i lindur në vitin 1991, si dhe Arion Xhafa, i lindur në Shqipëri, 32 vjeç, nën arrest me burg.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...