Lajme

Tadiç kërkesë Vuçiçit: Votoje Kosovën për në OKB

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 01 August 2017

Ish-Presidenti serb Boris Tadiç gjatë një takimi me gazetarë ka folur për Kosovën dhe integrimet e saj në instancat ndërkombëtare. “Kosova na është bërë patate e nxehtë, që as jemi duke e lënë dhe as po mundemi ta mbajmë”, ka thënë ai.

Me këtë rast, Tadiç i është drejtuar Presidentit aktual Aleksandar Vuçië që të mos e pengojë Kosovën drejt anëtarësimit të saj në OKB: “Një karrige për Kosovën në Kombet e Bashkuara, por pa njohje formale”, është shprehur Tadiç.

Me rastin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, ish-presidenti i Serbisë ka këshilluar presidentin Aleksandar Vuçiç që t’i sigurojë asaj një vend në Kombet e Bashkuara, por në të njëjtën kohë sugjeroi që të marrë përgjegjësinë për një hap të tillë.

-Advertisement-

“Kjo është ajo që unë mendoj në lidhje me të. Por përgjegjësia do të duhet për t’u marrë e mos pyesni opozitën për ta ndarë këtë përgjegjësi” tha Tadiç./Alo.rs

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera