Qeveria ‘Haradinaj’ nuk do të ketë jetëgjatësi
Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 01 August 2017
Nezir Kraki, ligjërues i politikave të BE-së në Paris, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se një Qeveri me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh nuk shkon aspak në interes të shtetit dhe kjo për dy arsye: e para, kjo Qeveri nuk pritet të ketë jetëgjatësi për shkak edhe të varjes nga Lista Serbe dhe e dyta ia pamundëson kryeministrit të ardhshëm të kryejë projekte të mëdha në interes të vendit
Për Kosovën në këto momente do të ishte shumë më e mirë një Qeveri me shumicë shqiptare e krijuar nga LVV-ja dhe LAA-ja sesa një Qeveri me 61 deputetë dhe e varur nga Lista Serbe.
Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris Nezir Kraki. Sipas Krakit, një Qeveri me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh nuk shkon aspak në interes të shtetit dhe kjo për dy arsye: e para, kjo Qeveri nuk pritet të ketë jetëgjatësi për shkak edhe të varjes nga Lista Serbe dhe e dyta, ia pamundëson kryeministrit të ardhshëm të kryejë projekte të mëdha në interes të vendit.
Nezir Kraku
Ai ka shtuar se do të ishte anormale që fati i institucioneve të shtetit të varet nga një grup i deputetëve serbë, të cilët dihet qartazi çfarë qëllimesh kanë dhe prej kujt dirigjohen.
Më tutje gjatë intervistës Kraki ka thënë se nëse koalicioni PAN dështon në formimin e Qeverisë, presidenti është i detyruar me Kushtetutë që herën e dytë mandatarin t’ia kalojë lëvizjes “Vetëvendosje”.
Në këtë intervistë ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për liberalizimin e vizave, për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, etj.
Të tjera
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...