Lajme

Bojko Borisov nesër mbërrin në Maqedoni, “Ilindenin” do ta festojë së bashku me Zaevin

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 31 July 2017

Kryeministri bullgar Bojko Borisov së bashku me një delegacion prej nesër do të qëndrojnë në vizitë dy ditore në Maqedoni.

Gjatë kohës së vizitës janë paraparë takime kokë më kokë mes Zaevit dhe Borisovit, si dhe mes delegacioneve të dy shteteve, ku më pas do të pasojë ceremonia për nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si pjesë përbërëse e kësaj ceremonie është edhe nënshkrimi i një memorandumi për bashkëpunim nga ana e ministrave për transport, energjetikë dhe ekonomi për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore mes dy vendeve.

-Advertisement-

Gjatë pasditës nikoqirë të delegacionit nga Bullgaria do të jenë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe presidenti Gjorge Ivanov. Jozyrtarisht mësohet se OBRM-PDUKM-ja do ta bojkotojë kryeministrin bullgar dhe nuk do të kenë takime me atë.

Ndësa për ditën e ditë të vizitës është paraparë edhe festim i përbashkët me rastin e festës nacionale “Ilinden” në kishën “Sveti Spas” në Shkup. Me këtë rast, herët në mëngjes Zaevi do të mbajë fjalim në sheshin para kishës, ndërsa më pas do të pasojë ceremonia e vendosjes së luleve në varrin e Goce Dellçevit./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera