Stavileci i kundërpërgjigjet me dëshmi të reja Shpend Ahmetit, ia publikon edhe një skandal të ri (Dokumente)
Autori: Gazeta inFokus
11:54 | 31 Korrik 2017
Ministri i PDK-së, Blerand Stavileci, i është kundërpërgjigjur me fakte të reja Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili mbrëmë ishte munduar të mbrohej prej kritikave të PDK-së së Prishtinës.
Dëshmitë e tij, Stavileci i ka postuar në llogarinë e tij në rrjete sociale.
Ai ka postuar edhe disa fotografi të reja të publikuara nga pronarët e kompanisë “Redoni”, nga një darkë me Dardan Sejdiun, ku shihet edhe bashkëshortja e Shpend Ahmetit, kurse ai vetë jo, duke e festuar bashkë lejën ndërtimore që ia ka dhënë Shpend Ahmeti.
Stavileci ka treguar se kësaj kompanie nuk i ishte dhënë leja nga qeverisja e Isa Mustafës, e cila më pas kishte nisur ilegalisht punimet në lagjen “Arbëria 3”, ku si pasojë e rrëshqitjes së dheut ishte shembur edhe rruga “Ekrem Rexha”.
Ky është statusi i plotë i Stavilecit:
Mbrëmë e paskemi lënë punëtorin e Dardan Molliqajt pa gjumë. Shumë vonë paska gjetur forcë të thotë diçka. Megjithatë, edhe atë që e paska thënë qenka tërësisht manipuluese.
Kur Shpend Ahmeti kishte bllokuar ndërtimet dhe kishte lënë mbi 5 mijë punëtorë pa punë, në vitet 2014/2015, ai i kishte dhënë leje ndërtimore dy kompanive, ku projektuese ishte pikërisht kompania “Urban Plus” e mikut të tij, Ilir Gjinolli (http://arbk.rks-gov.net/page.aspx?id=1,38,119210240).
Kjo u mohua dje nga Gjinolli, kurse u manipulua nga Ahmeti, sepse ky i fundit nuk ishte akuzuar në këtë rast për dhënie tenderi, por për dhënie lejesh me të njohur. (Dëshmitë më poshtë).
Për klientelizmin e Administratës së Prishtinës me kompaninë e përbashkët të kryesuesit të Komitetit për Shëndetësi në partinë Vetëvendosje, Jusuf Ulaj, si dhe me mikun e tij, pronarin e kompanisë “Rexha”, dje publikoi dëshmi mjaft Arbana.
(Dëshmitë sesi kompania “RUB” e Jusuf Ulajt i ka shtruar trotuaret dhe bulevardet në Prishtinë i gjeni në faqen e saj. Platoja mbi Kurriz, e cila që 4 vjet është e pafinalizuar, po shtrohet me betonproduktet e tij, sepse tenderin milionësh, Shpend Ahmeti, ia kishte dhënë mikut të tij).
Gjithashtu, as kompanitë “Green Door” dhe “Rraci Ark”, z. manipulant, pronarët e të cilave marrin leje ndërtimore nga Administrata e Prishtinës, nuk janë denoncuar publikisht për tenderomani, por për marrje lejesh pa fije problemi si kompani projektuese.
Madje, kushedi, se qytetarët e manipuluar prej jush po dërgojnë llojlloj dëshmish, ditëve të ardhshme mund të publikohet mbase edhe ndonjë dëshmi sesi “arkitektët” tuaj u kanë marrë edhe banesa e lokale ndërtuesve në Prishtinë për t’u siguruar leje për ndërtime jashtë kritereve.
Ndërsa, për Nol Binakajn, dhëndrin e Ylli Hoxhës, ky i fundit vetë ia ka lëshuar vendin si anëtar në Komitetin për Planifikim Urban, se aty ju është nevojitur më shumë për allishverishet tuaja.
Me të gjitha këto, përfshirë edhe projektin e kompanisë “B-Plan” të prindit të Nol Binakajt për Zonën Mbrojtëse dhe Gjelbëruese në rrugën për Veternik, për të cilin i është dhënë leja kompanisë investuese (më herët ishte anuluar nga Isa Mustafa si kryetar), sigurisht se do duhej të merrej prokuroria.
Meqë po flasim për lejet dhe qytetarët e Prishtinës, qy se mbrëmë m’i paska dërguar dikush Shpend edhe disa foto nga një darkë e Dardan Sejdiut, ku shihet edhe bashkëshortja juaj (me gjasë aty afër paske qenë edhe ti, por ta paska mbuluar fytyrën shampanja), sipas qytetarit në restorantin Il Gusto në Tiranë, me pronarët e kompanisë “Redoni”, duke e festuar bashkë lejën ndërtimore që ia ke dhënë.
Kësaj kompanie nuk i ishte dhënë leja nga qeverisja e Isa Mustafës, e cila më pas kishte nisur ilegalisht punimet në lagjen “Arbëria 3”, ku si pasojë e rrëshqitjes së dheut ishte shembur edhe rruga “Ekrem Rexha”. Madje, kundër saj kishte edhe fletëparaqitje në gjykatë, kurse ju përveçse ia keni dhënë lejen, edhe e paskeni festuar bashkë.
Shpend, je i mbështjellur me një lëmsh të madh klientelist dhe korruptiv.
Mos mendo që do e lëmë me kaq, ka edhe shumëçka tjetër për juve!
Z. manipulant, në përpjekjen tënde për manipulimin e fakteve, nuk kishte marrë mundin t’i mbroje fare milionat që drejtori yt, Hysen Durmishi, ia ka dhënë ish-kompanisë ku kishte punuar më parë dhe milionat e tjerë që ia keni dhënë kompanisë “Rexha”, mikut të Jusuf Ulajt. Kjo nënkupton që je i vetëdijshëm se korrupsionin e keni brenda llojit tuaj!
Mos u fsheh!
Të presim me zemër dhe dëshmi në debat!
P.S. Sa fol e rren jerëm mas 12ve t’natës shfrytëzoje bile mirë kohën tu e kqyr Erionin n’Tiranë qysh punohet!
http://arbk.rks-gov.net/page.a…







T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...































