Lajme

Nesër vazhdon debati për buxhetin dhe shkarkimin e Zvërlevskit

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 31 July 2017

Nesër do të vazhdojë debati për rebalancin e buxhetit në Kuvendin e Maqedonisë. Pas diskutimeve në komisione dhe numrit të madh të amendamenteve, shtëpia ligjvënëse do të ketë pesë ditë për të diskutuar dhe më pas do të shkohet në votim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që pas përfundimit të debatit dhe votimit të rebalancit të buxhetit në Kuvend, të fillojë debati për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski.

Deputeti i LSDM-së, Bllagoj Boçvarski, dje deklaroi se nëse duhet shumica parlamentare nuk do të shkojë në pushim derisa të shkarkohet prokurori Marko Zvërlevski.

-Advertisement-

Për shkarkimin e Zvërlevskit pozitivisht është deklaruar edhe Këshilli i Prokurorëve Publik, përveç Petar Anevskit, ata njëzëri mendojnë se është koha që Zvërlevski të largohet nga funksioni./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera