Lajme

Partitë shqiptare akoma nuk kanë caktuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 29 July 2017

Partitë politike shqiptare ende nuk kanë zgjedhur kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale. Nga Lëvizja Besa thonë se analizat, bisedimet dhe kalkulimet do të bëhen në periudhën në vazhdim, dhe më pas do të dilet me emra konkret.

“Besa është në konsultim me të gjithë strukturat e saj, këshillat vendor dhe lokal gjithandjen Maqedonisë për emra të mundshëm për kryetar komunash. Deri tani nuk kemi ndonjë emër konkret, por opinioni do të jetë i njoftuar me kohë”, tha për Shenja, Faton Fazliu nga Lëvizja Besa.

LR PDSH poashtu nuk ka ende listë emrash, por thonë se shqyrtimet do të bëhen këto ditë dhe vendimi do të merret nga kryesia qendrore. Pas kësaj emrat do të bëhen publik.

-Advertisement-

Nga BDI ende nuk ka përgjigje nëse kanë zgjedhur emrat e anëtarëve që do të dalin në garë për kryetarë komunash.

Zgjedhjet lokale, sipas marrëveshjes paraprake mes partive politike, duhet të mbahen më 15 tetor. Rrethi i dytë, në komunat ku do të ketë nevojë, do të zhvillohet më 29 tetor. Zgjedhjet do të shpallen nga kryetari i Kuvendit më së voni më 6 gusht./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera