Trafiku i drogës, 5 urdhër-arreste të reja për grupin e ‘Vilunit’
Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 29 July 2017
Grupi i cili trafikonte drogë nga Laguna e Vilunit ka qenë një ndër më të strukturuarit që ka hetuar prokuroria e krimeve të rënda. Deri më tani në periudha të ndryshme kohore janë arrestuar 11 persona.
Të premten pasdite dhe këtë të shtunë Gjykata e Apelit për krimet e rënda i ka miratuar prokurorisë edhe 5 urdhër-arreste të tjerë. Këta persona janë shpallur në kërkim pasi nuk janë gjetur ne banesat e tyre.
Sipas prokurorisë ata kanë patur rol aktiv në trafikimin e 700 kilogramëve kanabis të cilat u sekuestruan në 2014 në Vilun. Identitetet nuk behën publike për shkak të sekretit hetimor, por sqarohet veprimet e tyre janë zbuluar nga përgjimet. Vlen për tu sqaruar se Gjykata e Shkallës së Parë nuk i miratoi urdhër-arrestet, të cilat detyruan prokurorinë t’i drejtohej Apelit.
Prokurorisë së Krimeve të Rënda iu deshën dy vjet hetime dhe bashkëpunim i ngushtë me autoritet italiane për të arrestuar 4 persona të tjerë, të cilët trafikonin kanabis drejt vendit fqinj nga Laguna e Vilunit.
Tre vjet më parë u arrestuan 7 persona dhe u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Vazhdon të jetë në kërkim Bardhok Pllanaj i cilësuar një prej njerëzve të rëndësishëm të këtij rrjeti.
Ndërsa në qershor u arrestuan Andi Mita, Kasëm Piluri, Altin Rramolli dhe Andrea Çaushi. Ky i fundit u lirua me pas nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. Prokurorët thonë se këta persona kishin përgatitur trafikimin drejt Siçilisë të rreth 3.5 ton kanabis. Ky grup furnizonte familjet mafioze me kanabis në Siçili.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...