Rozë

Robert Berisha nuk fle me Norën…. tregon edhe arsyen

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 29 July 2017

Kujt ia kishte marrë mendja? Sa shumë lajme janë përhapur për Robertin dhe Norën, sa shumë për marrëdhënien e tyre, të vërteta dhe shumë të tilla false, por ky paska qenë një lajm i vërtetë dhe Roberti e ka pranuar vetë mbrëmjen e djeshme.

I ftuar në “Top Magazine” për të prezantuar projektet e reja muzikore, të fundit edhe me bashkëshorten e tij “S’ka inat”, Robert Berisha nuk mund të mbetej pa u ngacmuar nga Ervini dhe Albana. Për unazën e martesës, por edhe për “çudinë” e madhe: ai nuk fle bashkë me Norën. Arsyeja është njerëzore.

“Gërhas…”, thotë ai si i ndier në faj dhe përpiqet të justifikojë veten: “Prej 6-7 vitesh, që kur kam filluar palestrën. Kam qenë 72-73 kg, ndërsa tani kam 86. Është një ndryshim i madh, ndoshta edhe mosha, edhe është e pamundur…”, pranon muzikanti.

-Advertisement-

Tani që ka filluar edhe turet muzikore me orkestrën e tij, hallin e madh të Norës e kanë kuptuar edhe shokët e grupit: “Por problemi nuk është vetëm se është ankuar Nora, por edhe shokët… kur shkojmë me orkestrën nëpër koncerte”, thotë ai, por nuk ndihet keq për këtë fakt.

“Është mirë edhe me fjet vetë, s’të pengon kush”,  e mbyll Roberti me të qeshur, kur e di që nuk ka zgjidhje nga kjo. Atë të Albanit, për ta lënë palestrën (duke ndjekur shembullin e tij), Roberti e refuzon: “S’besoj ta lë palestrën…”. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera