Lajme

PDK-ja nis ‘luftën’ me LVV-në

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 29 July 2017

Akuzat e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prishtinë, ndaj “Vetëvendosjes” se ka punësuar militantë në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës vlerësohen si hakmarrje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

PDK-ja, sipas analistëve, po ia kthen LVV-së akuzat që kjo ia kishte bërë para disa viteve për keqpërdorim të pushtetit, duke punësuar nëpër komuna dhe institucione njerëz të partisë, klaneve dhe familjarë.

Sipas të dhënave të PDK-së, 486 persona janë punësuar në dy vjetët e fundit nga LVV-ja. Drejtpërdrejt është akuzuar Ndërmarrja Banesore e Prishtinës, që në bazë të planit të biznesit të vitit 2014 kishte të planifikuar 73 punëtorë, kurse aktualisht, bazuar në akuzat e PDK-së, i ka mbi 120 të punësuar.

-Advertisement-

 

Këto ndonëse janë mohuar nga zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje dhe vetë LVV-së, “lufta” me kundërakuza, sidomos ndërmjet këtyre dyja partive rivale në prag të zgjedhjeve, po ashpërsohet.

Analisti Muhamet Kelmendi thotë për gazetën se është për keqardhje si nga njëra, ashtu dhe nga partia tjetër. Kelmendi thotë se në prag të zgjedhjeve lokale që do mbahen në Prishtinë dhe në nivelin e përgjithshëm të Kosovës në komuna, me akuza të tilla partitë tentojnë që masat t’i kthejnë në drejtim të dhënies së votës kësaj apo asaj partie, shkruan tutuje “Zëri”.

“LVV-ja e ka kryer para dy apo tri vjetëve në drejtim të PDK-së, duke akuzuar se kanë keqpërdorur pushtetin, gjë që dhe ne e kemi parë nëpërmes regjistrimeve “Pronto”, që më të vërtetë është keqpërdorur pushteti, aktualisht me një pushtet të cilin e ka marrë LVV-ja këtu në Komunën e Prishtinës nga informacionet që kemi është parë që më të vërtetë edhe LVV-ja është nisur po në të njëjtën rrugë që ka pasur PDK-ja në vitin 2008 deri më 2012, atëherë kur faktikisht nëpërmes telefonave dhe formave të tjera të zgjidhjeve mbi baza partiake, klanore e shoqërore…futeshin njerëzit nëpër punë, në të gjitha institucionet e Kosovës”, ka thënë Kelmendi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera