Lajme

Përmirësohet gjendja e të infektuarve të Simnicës së Gostivarit

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 28 July 2017

Shtatë pacientët e Gostivarit të infektuar në Simnicë, ku dy persona tashmë kanë vdekur, janë në gjendje të mirë shëndetësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Goce Çakarovski, zv. ministër i Shëndetësisë, bëri të ditur se priten rezultatet e tyre nga laboratori i vendit dhe nga qendrat referente.

Ai sqaroi se në Simnicë dhe në stane kryhet deratizimi dhe dezinsektimi i të gjitha objekteve, duke shtuar se janë në pritje edhe të rezultateve të ujit dhe ato të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

-Advertisement-

Çakarovski hoqi dilemat rreth mundësisë së shtimit të rasteve, duke thënë se nuk ka nevojë për panikë, pasi që gjithçka është nën kontrollë./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera